Festivali i 64-të i filmit në Kanë do të nis sot në rivierën franceze. Këtë vit festivali hapet me filmin e regjisorit amerikan, Vudi Allen, “Midnight in Paris” apo “Mesnatë në Parisë”, në të cilin Karla Bruni, zonja e parë e Francës, e luan një rol të vogël.

Festivali 11 ditor i filmit ne Cannes, që mbahet çdo vit, është më i madhi në tërë botën.

Këtë vit po garojnë 20 filma për çmimin kryesor, “Palma e Artë”, i cili i jepet filmit që konsiderohet më i miri i garës.
Çmimet kësaj radhe do të ndahen më 22 maj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here