Këngëtarja, Katy Perry, po planifikon një festë divorci për të shmangur të qenit në depresion dhe e “mjerueshme”.

Katy është ndarë nga komediani, Russell Brand, nga fundi i vitit të kaluar ndërsa, divorci i tyre është finalizuar në korrik të këtij viti.

Thuhet se ajo po planifion një festë të atillë si të ishte martesa e saj e dytë. Festa e divorcit te këngëtares do të ndodhë dy ditë para ditëlindjes së saj të 28-të .

“Edhe dy ditë është ditëlindja e saj dhe gjëja e fundit që do të donte ajo është që ta priste këtë ditëlindje e depresionuar”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here