Këngëtarja britaniko-shqiptare, Rita Ora, ka shumë për të festuar për momentin, duke qenë se kënga e saj e fundit është vendosur menjëherë në krye të klasifikimit muzikor në ishull. 

Për të festuar këtë moment të veçantë, 21-vjeçarja u sigurua që të paraqitej në formën e saj më të mirë në një prej klabeve më të njohur në Londrës, “Mahiki”, ku argetua deri ne oret e para te mengjesit.

Zonjushë Ora, mbiemri i vërtetë i së cilës është Sahatçiu, u fotografua në hyrje të ambientit me flokë të lëshuara dhe një fustan joshës ngjyrë argjendi, i cili i përputhej mirë pas linjave të saj të trupit, duke nxjerrë në pah hiret e vajzës së lindur në Prishtinë.

Falë famës dhe paraqitjes së saj të mrekullueshme, këngëtarja është duke u shndërruar në Britaninë e Madhe në një idhull për publikun edhe jashtë skenës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here