Lajmi i arrestimit të reperes kosovare Loredana Zefi 2 javë më parë nga policia zviceriane me akuzën e vjedhjes së 700 mijë frangave zvicerane ndaj një çifti zvicerian, rrëmbeu vëmendjen e të gjithë opinionit publik shqiptar.

I ftuar në “E Diell”, reperi Fero është pyetur se çfarë opinioni ka ai për këtë lajm duke pasur parasysh se partneri i Loredanës, Mozzik dhe vëllai i tij Getinjo dikur ka qenë pjesë e labelit “On Records”.

“Duke qenë se jam pjesë e showbizit, e kam parë ngjarjen si gjithë të tjerët, mund të them se çfarëdo gjëje që ka ndodhur, shpresoj që drejtësia ta gjëjë rrugën e vet”, ka deklaruar ai.

Të njëjtën diplomaci Fero përdori edhe tek pyetja e radhës nëse e dëgjonte muzikën e ish-pjesëtareve të këtij labeli.

“Unë kam një lloj shijeje komplet ndryshe të muzikës sikurse të gjithë si Kida, Getinjo, Mozik dhe Loredana kanë një tjetër shije. Ndoshta as ata nuk e dëgjojnë muzikën time dhe këtu nuk ka vend për keqkuptime”, përfundoi ai.

Fero së bashku me producentin e njohur Zapp publikuan 4 ditë më parë klipin e tyre më të fundit “MOMO”.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here