Reperi, Fero, i ka kërkuar falje publikisht të dashurës së tij, Arbenita Ismajli. Së fundmi ai ka publikuar në “Instagram” një foto, e cila besohet të jetë shkëputur nga xhirimet për këngën e re.

E mesa ka lënë të kuptohet, kënga e tij më e re do të jetë pikërisht për Arbenitën. “Më fal që për Shën Valentin kam harruar met ble trëndafil”, shkruan Fero bashkëngjitur me foton, ku vihet re edhe komenti i modeles, e cila i përgjigjet me disa emoji të mërzitur.

Më pas Fero mundohet ta ndreqë gabimin ndërsa shkruan se nuk do të harrojë herës tjetër. “Herën tjetër zemër”, i përgjigjet reperi.

Ndërkohë të presim për detaje të tjera nga lidhja e tyre, që me sa duket do t’i mësojmë nga kënga e re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here