Fermeri i cili kishte përzënë Rihanna-n nga toka e tij pasi që ajo kishte veshur një bluz në të cilën dukej gjoksi i saj derisa po xhironte klipin e famshëm “We found love”, e ka falur yllin.

Fetari, Alan Graham, 62 vjeçar, i ka dërguar urime këngëtares pasi që ajo video u shpallë më e mira e vitit në MTV Video Music Awards.

Ai tha: “Unë nuk do ta gjykoj dhe padis as atë. Kuptova se është një vajzë shumë e mirë”.

Rihanna, 24 vjeçare ka xhiruar klipin e këngës në tokën e Alanit, në Irlandën veriore, vitin e kaluar. Ai u pati tmerruar kur pa se këngëtarja ishte e zhveshur.

Pavarësisht paqes me këngëtaren, Alan vazhdon të insistoj se videoja është “e fokusuar më shumë sesa që duhet në seksualitet”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here