Këngëtarja Fergie planifikon të publikojë albumin e dytë, për të cilin thotë se ka shumë ide, ndërsa së shpejti planifikon fillimin e punës dhe incizimin e këngëve.

“Nuk mund të them se më mungojnë udhëtimet dhe promovimet, sepse e kam bërë atë për tetë vite. Mendoj, mua më pëlqen pica, por ngrënia e picës çdo ditë gjatë tetë viteve është diçka krejt tjetër”.

“Megjithatë, tashmë kam filluar të shkruaj muzikë të re dhe do të vazhdoj me të derisa ta sjell në përsosmëri, ndërsa më pas do të publikoj gjithçka”, ka thënë Fergie për MTV.

Albumi i parë solo i anëtares së “Black Eyed Peas”, “The Dutchess”, i cili u lansua në vitin 2006, është shitur në më shumë se gjashtë milionë kopje. Shumë këngë të atij albumi u bënë hite, si “London Bridge”, “Glamorous”, “Big Girls Don’t Cry”, “Clumsy” dhe “Fergalicious”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here