Fergie Ferguson konfirmon shtatzaninë e saj me Josh DuhamelFergie dhe Josh Duhamel kanë konfirmuar thashethemet e shumta që janë bërë rreth faktit nëse këngëtarja e famshme është shtatëzënë apo jo! Dhe, me sa duket ky lajm qënka i vërtetë. Fergie do të sjellë në jetë një bebush të vogël, bukurosh i cili ka se kujt t’i ngjajë, apo jo?

Këngëtarja ka konfirmuar lajmin në adresën e saj në “Twitter” duke shkruar “ Josh & unë & dhe Bebi bëjmë tre!!!”

Epo nuk na ngelet tjetër veçse të urojmë këngëtaren e famshme Fërgie për shtatzaninë e saj dhe shpresojmë të sjellë në jetë një fëmijë po aq të mirë sa dhe mamaja. Me sa duket këngëtarja më në fund ka ndryshuar mendim rreth idesë për të mos ngelur shtatzanë që të mos humbiste linjat përfekte trupore që ajo ka pasur deri më tani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here