rira-ora-fotoTë gjithë e quajnë fenomen dhe yll këngëtaren Rita Ora.

Kështu ka nisur edhe ideja jonë në bisedën me disa nga artistët më të njohur shqiptarë, ku për gazetën tonë kanë treguar dikush me disa fjalë e dikush nga krenaria që u dhuroi të gjithë shqiptarëve me suksesin e saj kjo artistë shqiptare me famë botërore, kanë shumë fjalë për të thënë për të.

Edhe ata vetë si artistë shqiptarë do të donin një ditë të kishin famën e saj, por konkretisht  çfarë mendojnë këngëtarët tanë për Rita Orën?

Genta Ismajli:  “Gëzohem për suksesin e saj, si të gjithë shqiptarët. Edhe unë mendoj njëjtë me ta.”

Ermal Fejzullahu: “Për Rita Orën çfarë të them, isha dje duke e analizuar në një performancë të “X Factor” të UK, dhe për mua ajo është një yll i lindur dhe po na e n’drit fytyrën kudo që shkon dhe kështu ne i urojmë edhe shumë më shumë sukses.

Aurela Gaçe :“ Atë që mendon cdo shqiptar. Krenare që Rita Ora ,një shqiptare më në fund arriti të depërtojë e të shfaqi talentin e saj kudo në botë. Nuk është e lehtë të arrihet kjo gjë. Respekt”

Gjyste Vulaj:  “Është talente, ka  zë të bukur, të veçantë, duket se është e padjallëzuar, shihet qartë se është krenare që është shqiptare ( që në fillim të karrierës më shumë tregon borxhin e saj se sa aftësitë që ka, aferim për këtë sepse aftësitë e saj çdo njeri me mendje dhe zemër të shëndosh i vë re nga larg, s’ka pse të lavdërohet ajo vet, jemi ne për ta lavdëruar për të gjitha gjestet që bëri deri më tani patriotja-fenomenja. Rita Orës i dëshiroj të jetë 1-sh në glob.”

Blero: “Rita Ora është krenaria e vendit tonë…”

Alida Duka:  “Heq kapelen mund të them me plotë gojë Bravo. Vazhdo kështu “

Adrian Gaxha: “Rita Ora është lideri jonë në skenën botërore”

Ganimete Abazi:  ‘T’lumtë ne që e kemi Rita Orën, na e ka zbardhur fytyrën e të gjithë kombit shqiptar.”

Rosela Gjylbegu: “Unë atë e admiroj tepër, dhe do të ishte një nder i madh për mua nëse do të kisha një bashkëpunim me të”.

Gjira: “Rita është Vërtetimi që muzika është në gjendje të bashkojë njerëzit dhe të krijojë ndryshime më të mëdha se sa mund të bëjë politika, apo feja… Rrezaton shumë energji pozitive dhe ka një vokal të mrekullueshëm. Suksesi fillon tek pranimi edhe dashurisë ndaj vetvetes, pra kur njeriu pranon se nga është dhe i tregon tërë botës me shumë krenari, dhe për atë e duam ne, sepse është e jona”

Aragona Band:  “  Rita është këngëtarja që na bën të  krenohemi që jemi shqiptarë, duhet mu admiru mënyra se si për kohe aq të shkurtër ka arritur majat e artistëve botërore … SUKSESE RITAAA”. /Përgatiti: Maksim Gjokaj/

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here