Katy Perry do të marrë në shtëpi epitetin e femrës së vitin 2012 sipas Billboard Woman in Music, eventi i së cilës do të mbahet me 30 nëntor në New York City.

Ky ‘mim ju dha si pasojë e shumë rekordeve të thyera me muzikën e saj, realizimin e filmit 3D dhe turneut të jashtëzakonshëm që mbajti nëpër botë.

Pasi hyri në industrinë muzikore me hitit “I Kissed a Girl” dhe me albumin e saj “One of the Boys”, Perry është renditur e para nëpër klasifikime të ndryshme me “Teenage Dream”.

Albumi jashtëzakonisht i sukssesshmë numëron pesë këngë që kanë kryesuar në top 100, hera e parë që këtë pozitë e zë një këngëtare, është shitur në më shumë se 2.5 milion kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Teenage Dream” ka qëndruar 100 javë në Billboard 200.

Singli i fundit i Katy Perry-t, “Wild Awake” është prezantuar për herë të parë në Billboard Music Awards në maj të këtij viti në Las Vegas. Kjo këngë është pozicionuar e dyta në Hot 100.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here