Kantautori dhe producenti Florian Mumajesi, krahas sukseseve në muzikë, mbetet i përfolur edhe për shkak të marrëdhënieve të tij me femrat dhe lidhjet e mundshme të dashurisë.
Ai nuk pëlqen të flas shumë rreth kësaj teme, ndërsa thotë se gjatë këtyre viteve ka arritur të mirëkuptoj zemrën e një femre.
Në një intervistë për mediat shqiptare, Flori ka rrëfyer se është tip që dashuron me zemër, e jo me mendje.
”Kam zemër shumë të madhe për të dashur një femër”, ka thënë ai, duke shtuar se akoma “nuk e ka dizenjuar” femrën ideale që mund t’i vjedh atij zemrën.
Duke folur më tej rreth çështjeve të zemrës, Flori ka thënë të mos i jetë thyer akoma zemra, por ka pranuar se është lënduar disa herë.