Fejohet Pippa MiddletonPippa Middleton i ka thënë ‘po’ propozimit të James Matthews.

Lajmin e ka dhënë Daily Mail, falë burimeve shumë pranë çiftit shoqëruar edhe me një foto ku motra e Kate shfaqet me një unazë në gisht.

Sipas tabloidit anglez Matthews i ka kërkuar zyrtarisht babait të Pippës lejen për tu martuar me vajzën e tij.

James dhe Pippa kanë shumë gjëra të përbashkëta, duke filluar që nga origjina e tyre. Të dy duket se pëlqejnë sportin dhe janë ndjekës të rregullt të aktiviteteve sportive. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here