Paris Hilton ka nxitur spekulime se është fejuar me të dashurin e saj Cy Waits, pasi çifti është parë duke bërë shoping në një dyqan stolish në New York.

Sipas People.com, të premten, një ditë pasi pasanikja mbushi 30 vjet, dy të dashuruarit kishin vizituar dyqanin Jacob & Co. për të zgjedhur unaza fejese.

“Ata kërkonin unaza fejese. Ata ishin shumë të mirë së bashku. Paris bënte komente për unazat dhe bënte shaka duke thënë se unaza e saj duhet të jetë së paku 24 karatë”, ka thënë një burim, duke shtuar se ajo ishte larguar me një unazë diamanti të vlefshme 25.000 dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here