Pas një historie të bujshme në media mes Noçes dhe Olsi Mingomatës e pas një ndarje po aq të bujshme, më në fund kemi një lajm të mirë. Jo për Olsin të cilin e ndjek akoma hija e lidhjes së tij të fundit me aktoren Olta Gixhari.

Lajmi i mirë ka si protagoniste Najadën, ish- banoren e “Big Brother 1”, e cila më në fund ka vendosur të zyrtarizojë lidhjen e saj me të dashurin.

Nga miq të afërt të saj mësohet se Noçia është fejuar me të dashurin e saj. Nuk mund të themi dot tamam “të dashurin e ri” sepse mesa duket Noçia ka një lidhje disa vjeçare me të.

Madje, thuhet se personazhi mediatik ka pasur lidhje me të që para se të hynte në “Big Brother” por i dha fund pasi brenda shtëpisë u njoh me Olsin. Pas ndarjes me Olsin, duket se e ka gjetur sërish ngushëllimin tek i dashuri i vjetër, i cili tani është i fejuari i saj.

/Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here