Fejohet Miranda Kerr Duket se bukuroshja australiane Miranda Kerr, është e gatshme të thotë edhe një herë “Po”-në vendimtare, pavarësisht përvojës së parë negative kur martesa e saj me aktorin e famshëm të Hollivudit, Orlandio Bloom, kishte përfunduar aspak mirë.

Se Miranda Kerr tashmë disa muaj është në romancë me miliarderin australian Evan Shpeigel, është një lajm i vjetur, porse çifti ka vendosur që lidhjen e tyre ta bëjë më serioze, së pari kanë arritur ta zbulojnë paparacët.

Kështu, Miranda-n e bukur e kanë fotografuar në qilimin e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy”, ku kanë vërejtur se ajo në gishtin e dorës së saj bartte një unazë të cilën nuk e kishte deri më tani, prandaj mediet ishin të menjëhershme për të deklaruar se kjo unazë ishte e fejesës, transmeton “Zëri”.

Dhe përderisa tabloidet amerikane po supozojnë nëse bukuroshja australiane është fejuar apo jo, është përgjigjur edhe vetë Miranda, ku në mënyrë diplomatike ka deklaruar se unaza e saj është një “detaj i bukur i modës”.

Përndryshe, i përzgjedhuri i Adriana-s, Evan Shpiegel, është më i ri në moshë se Kerr, respektivisht 25-vjeçar, në krahasim me 31 sa ka ajo, është një miliarder, pasi ka zhvilluar aplikacionin “Snapchat”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here