Fejohet Mariah CareyMariah Carey dhe i dashuri i saj miliarder, James Packer, tashmë janë fejuar.Edhe pse ajo ende nuk e ka konfirmuar publikisht, zëdhënësi i tij i ka thënë Mirror Celebs se ata tashmë janë fejuar.

Thuhet se biznesmeni australian, i ka propozuar martesë këngëtares pas një feste në New York ku të pranishëm ishin dhe shumë miq të afërt të saj.

Çifti për herë të parë ishin takuar në një premier filmi në Aspen në 2014, mirëpo kishin filluar lidhjen në qershor të 2015-ës. Mariah ka lënë pas një martesë dhe ka dy fëmijë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here