Për këngëtaren Linda Halimi, “Shën Valentini” ka qenë si një ëndërr. Në ditën e të dashuruarve ajo ka marrë propozim fejese nga i dashuri i saj.

Në profilin e saj Facebook ajo ka ndryshuar statusin duke e bërë atë ‘ e fejuar’.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe urimet. Ky ‘Shën Valentin’ ka qenë gjithçka si në ëndërr dhe ndihem e bekuar që kam pranë një njeri si ai”, ka shkruar Linda Halimi në Facebook

Linda ka pohuar edhe për Telegrafi se lajmi i fejesës është i vërtetë, por nuk ka pranuar ta tregojë se kush është i fejuari i saj. Këngëtarja thotë se kjo dëshiron të mbetet private.

Për Linda Halimin ishte përfolur se ajo ka filluar një lidhje dashurie me reperin Big D, por këtë gjë këngëtarja ka mohuar. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here