Këngëtari simpatik kosovar, Korab Shaqiri ka vendosur t’i japë fund beqarisë së tij, duke e kurorëzuar lidhjen e dashurisë me fejesë.

Këtë hap të rëndësishëm në jetën e tij Korabi e ka marrë pas përfundimit të magjistraturës në Tiranë, që ka bërë për kanto, si dhe pas një suksesi të jashtëzakonshëm në muzikë, duke sjellë shumë hite në skenën muzikore në Kosovë e Shqipëri, si dhe duke realizuar këngë të reja për këngëtarë të njohur dhe për ata që sapo kanë filluar karrierën muzikore, transmeton Panorama.

Korabi, që ndryshe njihet edhe si djali i këngëtarit të njohur të muzikës popullore Ilir Shaqiri, që momentalisht ushtron postin e njërit prej drejtorëve në Radio-Televizionin e Kosovës, ka zyrtarizuar lidhjen e tij me një vajzë jo të njohur për publikun, por një studente të shkëlqyer në Universitetin e Prishtinës, emrin e së cilës është duke e mbajtur sekret deri në ditën e shpalljes së fejesës dhe realizimit të ceremonisë familjare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here