Katy PerryYlli i muzikës pop, Katy Perry, ka nxitur spekulimet se ajo do të martohet me të dashurin e saj Travis McCoy, pasi është parë duke mbajtur një unazë diamanti në gishtin e unazës.

Dyshja u ndanë në dhjetor të vitit të kaluar, pas një zënke rreth orarit të turneut të këngëtares, por u ribashkuan disa muaj më pas.

Tash duket se ata e kanë çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër, pasi Perry është parë duke mbajtur një unazë të shkëlqyeshme në dorën e majtë.

Edhe më herët është spekuluar për fejesë mes tyre, por dyshja mohuan thashethemet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here