Në mediet amerikane janë zbardhur fotot e Halle Berry-it me unazën e fejesës në dorë, kështu që janë përhapur thashethemet se aktorja është fejuar me të dashurin Olivier Martinez.

Halle Berry dhe Martinez janë takuar gjatë xhirimeve të filmit “Dark Tide” dhe që nga atëherë ata janë bërë të pandashëm, ndërsa tani lidhjen e tyre mund ta zyrtarizojnë edhe para altarit.

Siç raportojnë mediet, as aktorja dhe as i dashuri i saj, nuk kanë dashur të komentojnë këto thashetheme, kështu që nuk dihet nëse vërtet bëhet martesa. Martinez për katër vjet ka qenë në romancë me këngëtaren Kylie Minogue, me të cilën është ndarë në vitin 2007.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here