Aktori francez, Olivier Martinez, ka konfirmuar se është fejuar me aktoren Halle Berry.

Martinez, i cili në të kaluarën ka qenë në lidhje me Kylie Minogue, në një intervistë për Miami Herald ka thënë se është i lumtur për statusin e tij.

“Natyrisht se është e vërtetë… Jam i fejuar dhe i lumtur”, ka deklaruar Martinez.

Ai ka pranuar se artari parisien, Robert Mazlo, e ka punuar unazën të cilën Berry e ka treguar në media para disa ditësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here