Fejohet Eva LongoriaEva Longoria ka bërë publike fejesën me të dashurën e saj Jose Antonio Baston. Protagonistja e “Shtëpiake të Dëshpëruara” ka përdorur llogarinë e saj të Instagramit, duke treguar se Jose i ka propozuar asaj ndërkohë që ishin me pushime në Dubai.

Në fotografinë e publikuar, Eva shihet duke u puthur me të dashurin, ku dallohej edhe unaza e saj gjigante, bashkëngjitur së cilës shkruan: “Pra ndodhi…. E fejuar, e lumtur”

Ky propozim ka ardhur si një surprizë për të pasi në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja ishte shprehur se martesa dhe fëmijët nuk ishin në horizont por duket se dashuria ka bërë që Eva të ndryshojë mendim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here