Aktorja hollivudiane, Anne Hathaway, së shpejti do të notojë nëpër ujërat martesorë. Ylli i filmit “The Devil Wears Prada” është fejuar me të dashurin e saj Adam Shulman.

Ditë më parë, paparacit e fotografuan këngëtaren duke mbajtur një unazë fejese, ndërsa tani zëdhënësi i aktores e ka konfirmuar lajmin për Access Hollywood.

Çifti është në lidhje që nga viti 2008, pasi aktroja pati përfunduar romancën me Raffaell Follieri, i cili është akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here