Aktorja Tara Reid ka shtangur të gjithë pasi të shtunën është martuar me ndërmarrësin danez Michael Lilleund dhe vetëm disa orë më pas, edhe janë martuar. Ajo që nga e enjtja ishte për pushim vjetor dhe në faqen e saj në Twitter kishte shkruar: “Greqia – nuk ka si ajo”, ndërsa vetëm dy ditë më vonë, ajo ka shkruar: “Unë sapo jam fejuar”.

Pasi kishin kaluar vetëm disa orë nga ky njoftim, ajo kishte befasuar të gjithë miqtë dhe të njohurit e saj, duke shkruar porosinë e re: “Greqi. E martuar.

Tani jam një bashkëshorte. Ju falënderoj për mbështetjen tuaj dhe ju dua”. Çifti i sapomartuar, lidhjen e kishte filluar para 11 muajve në Saint Trope, derisa ishin për pushime. Biondja e bukur kishte planifikuar që të martohej me ndërmarrësin e internetit Michael Axtmann vitin e kaluar, pas një fejese të shpejtë, por në çastet e fundit kishte anuluar planet. Ajo edhe kishte blerë fustanin e martesës, duke deklaruar se dëshiron të duket si një princeshë ditën e martesës, por para se të vinte kjo ditë, ajo kishte bërë të ditur se çdo gjë kishte marrë fund mes tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here