SkillsËshtë duke punuar fort rreth krijimeve të reja. Dhe përveç këngës trio me Adrian Gaxhën e Florianin, anëtari i vetëm i rep grupi ‘Skillz’ Visar Shala ka treguar se si fillim angazhimet e tij do të sjellin një bashkëpunim tjetër me anëtarët e ‘Baba Stars’, Freaky Boys dhe Cozman.

“Jam duke punuar pandërprerë rreth realizmit të projekteve të reja që do t’i sjellë për publikun. Tash për tash jam duke punuar rreth singlit timin të ri, që e kam në bashkëpunim me anëtarët e labelit ‘Baba Stars’, me Freaky Boys, dhe Cozman.

E pas këngës së parë që tashmë është gati për publikun, angazhimi im i radhës është përfundimi i projektit me Adrianin dhe Florianin. Siç shkruan Tribuna, është një këngë e cila do të jetë vërtetë një ‘hit’. Është këngë që i përshtatet çdo gjëje”, ka treguar fillimisht Visari, ndërsa ka nxjerr detaje nga angazhimet e tij aktuale.

Ledri nuk do t’i kthehet kurrë muzikës!

Por, përkundër angazhimeve të tij të pandërprera, rep këngëtari ka shfaqur edhe mungesën që po ndjen çdo ditë e më shumë për anëtarin tjetër të grupit ‘Skillz’, njëherësh mikun e tij Ledri Vulën, i cili kohë më parë u përshëndet me fansat e tij. “Kur mësohesh me një njeri shtatë vjet, të kalosh më shumë se gjysmën e kohës me të, të rrish me të më shumë se me prindërit e tu, është normale të të mungojë. Por të njëjtën kohë që nuk jemi më bashkë mua më duhet më shumë që të punoj rreth muzikës”, thekson Visari, ndërsa përballë mungesës së mikut, ai ka shprehur edhe mbështetjen për vendimin që ai mori kohë më parë.

Madje thekson se sikur ai të ishte në Prishtinë do t’i dilte krah, duke mos lejuar që gjërat të shkonin deri në masën që u përjetuan.

“Lajmin që Ledri po largohet nga muzika e kam pritur shumë keq. Unë nuk kam qenë në Kosovë. Isha në Amerikë kur atij i ka ndodhur ajo fatkeqësi. Për atë edhe ndoshta e kanë shfrytëzuar rastin edhe ta sulmojnë. Por kur erdha këtu e kuptova më mirë, andaj edhe u pajtova me vendimin e Ledrit. Por sikur të isha unë në Kosovë, ata të cilët e sulmuan Ledrin nuk kishin me e bo një gjë të tillë, sepse unë e kam mbrojtur dhe do ta mbrojë Ledrin gjithmonë. Do ta mbroja edhe atëherë”, shton këngëtari, ndërsa bën me dije se Ledri nuk do t’i kthehet kurrë grupit të vjetër e këngës. “Përkundër faktit se unë do të doja shumë, Ledri nuk do t’i kthehet këngës kurrë”.

Fama nuk ndikon në lidhjen time

E ndonëse puna dhe angazhimet e tij të pandalshme janë gjithmonë prezente, Visari ka edhe jetën e tij private të cilën asnjëherë nuk e lë pas dore. “Edhe pse jam në një lidhje dashurie, për momentin nuk kam në plan që të realizoj ndonjë fejesë apo martesë. Është herët për një gjë të tillë. Jeta moderne e do më vonë këtë gjë. Koha e përshtatshme është kah mosha dyzet vjeçe”, thekson duke qeshur ai, ndërsa zotohet se fama nuk ka ndikuar në jetën e tij, madje as në lidhjen e dashurisë.

“Lidhja ime e dashurisë nuk krijon ndonjë problem, sepse jam një tip shumë i qetë. Edhe tek e dashura ime nuk ka ndonjë problem. Jam një njeri që merrem vesh që me fillim, dhe më vonë nuk dua probleme. Të dashurën time e kam përgatitur shumë që të mos kemi probleme, andaj nuk kam probleme të tilla”, përfundon rep këngëtari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here