Atë jemi mësuar ta shohim tash e sa vite në ekranet tona, me nofkën “Koka”. Është ai, aktori i cili në serinë vendore “Kafeneja jonë”, na bën të ulemi pranë televizorit dhe të harrojmë çdo brengë që kemi.

Me atraktivitetin e tij prej aktori, na bën të hyjmë në një botë ndryshe nga përditshmëria jonë, në të cilën do të donim të qëndronim gjatë.

Ai së fundmi ka luajtur në filmin “Dosier K”, i cili shumë shpejt bëri bujë të madhe në shumë vende të botës. Por tani, Kryeziu vjen në një rrëfim krejtësisht tjetër, rrëfim që se kemi dëgjuar më parë. Hap zemrën për dashurinë e tij të parë, për puthjen e parë dhe për jetën bashkëshortore.

Duke qenë se tash e tri vite është i martuar, nuk dukej edhe shumë rehat në pyetjet, të cilat ia shtruam, megjithatë me modestinë që çdo herë e tregon , pranoi të flas. Puthjen e parë Fatosi thotë t’ia ketë dhënë një vajze kur ishte në klasën e gjashtë të shkollës fillore. “Femra e parë të cilën e kam puthur, ka qenë një vajzë që nëse nuk gaboj quhej Merita.

Atë kohë isha në klasën e gjashtë të shkollës fillore dhe puthja ndodhi në korridor të shkollës. Më pas asaj desha t’i shkruaj një letër, por kur fillova ta shkruaj, mami im hyri në dhomë dhe më pyeti, se çfarë po bëja, i thash që po mësoj, por ajo ma mori letrën, e lexoi, i tregoi babit dhe kjo punë u bë e madhe, kaq ishte ky tregim”,-shprehet Fatosi.

Teksa flet për dashurinë e parë, thotë se atë ia ka rrëmbyer bashkëshortja e tij, pasi siç shprehet aktori, vetëm atë e ka dashur në jetë. Ai rrëfen me shumë dashuri për bashkëshorten e tij, me të cilën janë njohur vite më parë dhe ka tre vite që janë të martuar.

Ata kanë një vajzë së bashku, dhe për “Botën sot”, zbulon se pas gjashtë muajsh presin të bëhen prindër për të dytën herë. Ndërkaq, flet edhe për raportet familjare, duke theksuar se periudha prej gati pesë vitesh të dashuruar para se të martoheshin dhe tri vite martesë, janë dëshmia më e mirë e një martese të lumtur.

Unë me gruan time kemi qenë së bashku gati pesë vite para se të martoheshim dhe kemi përjetuar momente të ndryshme dhe të lumtura së bashku, pastaj kemi shikuar se a mund të jemi ideal për njëri tjetrin, a mundë ta kalojmë jetën së bashku deri në fund dhe a mundë të kemi shumë fëmijë etj. Kemi parë se këtë mund ta bëjmë shumë mirë madje, prandaj jemi së bashku”,- rrëfen ai. Ai thotë se me bashkëshorten kuptohen shumë mirë në çdo aspekt, kanë respekt të dy për njëri tjetrin dhe dashuri të pafund.

Kurse, cila do të ishte sakrifica që do ta bënte për bashkëshorten e tij, aktori i mirënjohur Fatos Kryeziu-Koka, thotë: “Sakrifica më e vogël që do ta bëja për bashkëshorten time do të ishte: nëse më zgjojnë nga gjumi, duke më thënë zgjohu se duhet të luftosh me katër arusha, do ta kisha bërë”,- përfundon me buzëqeshje Kryeziu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here