Fatos Nano që prej dy ditësh është bërë gjysh. Familja e tij është shtuar me një djalë. Vajza e Fatos Nanos, Edlira, lindi fëmijën e parë, i cili është djalë, Antoine.

Edlira, vajza e ardhur nga martesa e parë e Nanos me ish-bashkëshorten Rexhina, jeton në Paris dhe punon në INRA, Institutin Kombëtar të Kërkimeve të Agrikulturës, si menaxhere projektesh.

Ajo është e martuar me Dimitri Arra, doktor në shkencat matematikore. I kontaktuar në telefon, Fatos Nano tha për “Panorama” se me lindjen e nipit ka marrë lajmin më të bukur të jetës së tij. Duket se lajmi i ardhur në familjen Nano, e cila u shtua me një djalë, ka bërë që vetë Nano t’i shohë gjërat ndryshe. “Lajmi më rinon, ndjehem si i ri dhe më ka mbushur plot me energji”, tha Nano për gazetën “Panorama”.

Edlira ka lindur djalin e parë të saj në 15 qershor në një klinikë në paris në orën 03:07 me një peshë 3.180 kg. Sipas Nanos, lindja e nipit ka ardhur në një moment shumë të veçantë të aktivitetit të tij, edhe politik. “Ardhja në jetë e nipit tim Antoine përkon dhe me nisjen e lëvizjes së re në Partinë Socialiste, rilindjen dhe ringritjen e partisë që e rrita dhe më rriti. Kjo më mbush me energji të reja për sfida të reja”, tha Fatos Nano./panorama./

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here