Pas dy vjet pauze në skenën muzikore, Fatos Kryeziu paralajmëron rikthimin e tij, duke premtuar kështu një rok baladë për të gjithë fansat e tij.

“Pas dy viteve, kur edhe lansova këngën time të parë ‘Gjithçka që është e mirë ka fund’, vendosa të sjell një këngë tjetër. Aktualisht jam duke e përgatitur këngën e dytë me titull ‘Dashuria në mëkat’, dhe shpresoj që brenda muajit tetor kënga do të jetë e gatshme për treg bashkë me klip”.

“Kjo këngë është më ndryshe se kënga e parë. Është një baladë me motive të rokut, më saktësisht alternativ rok”, ka thënë fatosi për “Infopress”.

Përveç muzikës Fatosi, është i angazhuar edhe në serialin “Kafeneja jonë” në rolin e ‘kryemadhit’, provat e së cilit seria do të nisin intensivisht gjatë kësaj jave.

“Për sa i përket sezonit të ri të serialit tash për tash është duke shkuar mbarë. Seriali nuk ka filluar me kohë me xhirime sepse ka pasur telashe përbrenda me RTK-në, disa mosmarrëveshje në buxhet dhe disa tjera. Sezoni i shtatë, pra sezoni i ri, do të fillojë një muaj më vonë, pra në tetor”, ka pohuar Fatosi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here