Gjendja e rënduar politike që mbizotëron në qytetin e Mitrovicës ka bërë që shumë artistë të realizojnë vepra dedikuar këtij qyteti. Mes tyre, këngëtarë të shumtë kanë regjistruar këngë enkas për këtë temë. Megjithatë, qëllimet e vërteta të tyre dhe porositë që përcjellin duket se janë diskutabile.

Kitaristi i njohur mitrovicas, Faton Macula është kundër teksteve që nuk shfaqin realitetin për Mitrovicën.

“Unë jam mitrovicali 200%. Jam lind e rritë aty. S’ka vend më të mirë në botë (mendimi im). Por kur po me bie rasti me i dëgju disa këngëtarë që po bëjnë disa këngë si: “Jo nuk ndahet Mitrovica”, e mandej “Nuk e lëmë Mitrovicën me u nda”, “Mitrovica vetëm e jona” e këso tekstesh, s’po përshtaten fare me të vërtetën”, ka shënuar Fatoni në rrjetin social Facebook, njofton Indeksonline.

”Leni pallavrat pash Zotin, se Mitrovica është ndarë moti dhe askush asgjë s’po bën, veç po duan të fitojnë para këta këngëtarë kinse po ndjejnë për Mitrovicën”, ka shtuar ai.

Kitaristi ka shpjeguar se atij i është djegur shtëpia në veri, ndërsa edhe banesën e ka të uzurpuar në atë pjesë të qytetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here