FatlumiI ri në moshë por me një të ardhme të cilën mendon që ta kultivojë në disa fusha. Student i mjekësisë dhe një mjek i ardhëshëm, Fatlumi nuk e lë anësh edhe modelizmin për të cilin thotë se e ka pasion. Djaloshi shqiptarë nga Maqedonia është ndër të vetmit shqiptarë që po kultivon modën në këtë vend pasi deri më tani nuk ka ndonjë model profesionist që meret me këtë punë. Ai ka kohë që është imazh i brendit të njohur Emona me seli në Tetovë, ndërsa së fundi ka realizuar edhe fotosesion për reklamimin e veshjeve të reja për maturantët. Fatlumi nuk i ka frikë aspak konkurrencës maqedonase pasi e di se shumë mirë e kryen punën e tij si model, madje së shpejti pritet që të thyej tabunë për të konkuruar edhe në spektaklin e bukurisë ”Miss & Mister Maqedonia” si shqiptari i parë, duke mos i anashkaluar edhe spektaklet e bukurisë që këtë vit do të mbahen në Shqipëri e Kosovë. Në vazhdim ju sjellim një intervistë më ndryshe nga ai.

Me kë jeton?

Vetëm, arsyeja se studio larg nga familja.

Cila është gjëja më e bukur e të qenit single?

Dedikimi total ndaj vetvetes.

Do dilje në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët me dikë që nuk e ke njohur më parë?

Mbase, gjërat e panjohura janë më intriguese.

Kush e ka “problem” beqarinë tënde?

Nuk besoj se duhet ta ketë problem dikush, janë punë të mia private.

Do gënjeje kur del në takim me dikë? Kë dhe si?

Nuk e kam në natyrë të gënjejë.

Mbrëmjet e tua tipike të fundjavës si janë?

Gjithmonë nën shoqëri të mirë.

Në ç’orë kthehesh në shtëpi, kur del natën?

E lë orën në banesë kur dal, (qesh),

Kanë nisur të thonë “me një fat të mirë”? Ose…diçka tjetër që shpreh urimin për një partner?

Disa po…

Çfarë mendon kur e dëgjon?

Mendoj të realizohen urimet e mira.

Të pëlqejnë dasmat e të tjerëve?

Pak po.

Po për dasmën tënde a mendon?

Mmmm jo, shumë larg e shoh.

Shumica e miqve dhe mikeshave të tua janë të martuar apo single?

50-50.

Sa shpesh fton njerëz në shtëpi?

Pak herë.

Për çfarë shpenzon më shumë?

Për punë qejfi..

Sa herë në javë gatuan? Për kë?

Vetëm për vete ndonjëherë nëse jam në shtëpi.

Cili është specialiteti yt?

Mish pule dhe sallatat.

Cilin nga këto numra shërbimesh ke në celular: taksi, ambulancë, polici, elektricist, hidraulik, taksi…

Taksi.

Deri kur do vazhdosh të jesh single?

Deri nesër… (qesh).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here