Fatlum Musliji, një 20 vjeçar nga Bilaçi i Bujanocit momentalisht po garon në garën e gjysmë finales të “Die Supertalente aus der Ostschweiz” në Zvicër.

Ai me 13 mars do të jetë në gjysmëfinalen e madhe. Në një intervistë ekskluzive për presheva.com tregon për sukseset e tij që ka treguar kudo ku është paraqitur për të vallëzuar.

Në një intervistë për portalin “Presheva”, Fatlumi thotë shpalos kujtimet nga fëmijëria, duke thënë se “për herë të parë kam filluar me kërcim nga mosha 14 vjeçare”.

“Inspirimin e kam marrë nga filmi i cili quhet “You Got Servet”, më pëlqeu pa masë, dhe që nga ai moment me lindi ideja për vallëzuar, por me ca ndryshime në stil “popping”, “electroboogie”, “robbot”, “Hip Hop”, duke ja shtuar edhe një bormashin. Po ashtu dua ta theksoj se e kam edhe prindin, i cili është një valltar i mrekullueshëm në valle popullore”, thotë ai.

Ndërkaq, duke komentuar pjesëmarrjen e tij në një spektakël të quajtur “Die Supertalente aus der Ostschweiz”, ai thotë se ka arritur të kualifikohet në finale me kërcim.

“Po, kohën e fundit jam duke marrë pjesë në spektakël të quajtur “Die grössten Schweizer Talente” në Zvicër, ku më 11 dhjetor 2010 i mbajtur ne Cyrih, aty arrita të kualifikohem në gjysmëfinale në kërcim, i pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe juria e famshme, si DJ Bobo, Christa Rigozzi dhe Roman Kilchsberger, të cilët më quajtën “Diamant””, kujton Fatlumi.

Ai thotë se është duke u përgatitur për gjysmëfinale që mbahet më 13 mars, në Kreuzlingen që transmetohet drejtpërdrejt nga Televisioni Publik i Zvicrës, “SF1″.

Ai thotë se edhe pse ka vështirësi kur merresh me kërcim, posaçërisht në stilin që ai e ushtron, është serioziteti ai që të bën të ecësh përpara.

“Po çdo fillim i ka vështirësitë e veta, por kur e merr me seriozitet dhe vullnet nuk është aspak vështirë, sidomos kur ke përkrahje familjare apo shoqërore. Te unë personalisht nuk mungon as njëra e as tjetra dhe shpresoj më në fund t`ia arrij qëllimin dhe dëshirën që kam filluar deri në piken e fundit për në finale”, shprehet Fatlumi.

Ai thotë se edhe pas përfundimit të këtij spektakli, do të vazhdojë të merret me kërcim.

“Po, pas përfundimit të këtij spektakli do vazhdoj edhe më tutje të merrem me kërcim”, thotë për fund 20-vjeçari, Fatlum Musliji. /zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here