Colin Farrell dëshiron një femër e cila është “dashamirëse” e cila “ka konsideratë” për njerëzit e tjerë.

Aktori 36-vjeçar, i cili ka djemtë James, nënë, dhe trevjeçarin Henry nga lidhjet e mëhershme, aktualisht është i vetmuar dhe ka kuptuar se trajtimi i mirë ndaj të tjerëve është kualiteti më i rëndësishëm që ai kërkon te një femër.

“Nuk kam ndonjë dëshirë, kërkesë ose nevojë të veçantë – ose jo diçka për të cilën do të doja të flas”.

“Do të thosha vetëm se derisa bëhem më i moshuar dhe më i qetë në vete, një kualitet të cilin e shoh më shumë dhe më duket më atraktiv te një femër është dashamirësia”.

“Edhe sensi i aventurës dhe humorit është i rëndësishëm për mua, po ashtu, por vërtet e shoh dashamirësinë dhe konsideratën për të tjerët si gjënë më atraktive”, ka thënë Farrell.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here