Aferdita DreshajKëngëtarët shpeshherë janë bërë cak të sulmeve të hakerëve të ndryshëm në internet, por një prej tyre, prej të cilëve kemi raportuar edhe më parë, duket se ka futur në ‘dorë’ edhe dy këngëtare prej më të njohurave të estradës tonë.

Duke postuar të njëjtin raport të shkruar pak muaj më parë, ai ka dëshmuar se ka thyer faqet zyrtare të Afërdita Dreshaj dhe Fjolla Morinës në Facebook.

Përgjegjësinë për sulmet i ka marrë hakeri i quajtur ‘Demi PrinCe’, i cili ka bërë të ditur nëpër rrjetet sociale se ka në dorë faqet e këngareve Afërdita Dreshaj dhe Fjolla Morinës, që si duket nuk kanë ndonjë kujdes të shtuar në faqet e tyre.

Faqja e Afërditës i ka mbi 200 mijë fansa, kurse ajo e Fjollës mbi 30 mijë.

Në të kaluarën cak i një sulmi të tillë nga ‘Demi PrinCe’ ka qenë edhe Dafina Zeqiri, e cila tani është aktive vetëm në Tëitter me rreth 85 mijë ndjekës të aktiviteteve të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here