Fansat mërziten me Jnnifer Aniston-inReklama e re e aktores së famshme të Hollivudit, Jennifer Aniston, ka zemëruar shumë fansat e saj. Në të vërtetë kjo reklamë tregon jetën glamuroze, e cila u përket yjeve siç janë Jennifer.

Mirëpo, humorin e përdorur në këtë reklamë shumica e konsiderojnë si snobizëm të pastër dhe ofendim të njerëzve të varfër, respektivisht të atyre që nuk kanë para që të udhëtojnë me avion në klasën më ekskluzive.

“Ajo është më mendjemadhe dhe me këtë reklamë është tallur me ata që janë në gjendje të vështirë financiare. Ajo tallet me ata që nuk mund të fluturojnë në klasën ekskluzive me avion. Vërtet është për keqardhje”, thuhet në një reagim të fansave të saj. Tani për tani nuk ka ndonjë reagim nga vetë aktorja, e cila përndryshe nuk njihet për jetë luksi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here