Në përgatitje të albumit të ri, Vesa Luma i kërkon ndihmë fansave për t’i sugjeruar një emër të denjë që ajo të realizojë një bashkëpunim në brendësi të këtij albumi.

Idetë dhe mendimet e fansave janë të ndryshme por emri që lakohet më shumë dhe ai që triumfon, është ai i Dafina Zeqirit.

Djemtë dhe vajzat simpatizantë të Vesa Lumës, kërkojnë që kjo e fundit të realizojë një bashkëpunim me këngëtaren simpatike dhe të suksesshme Dafina Zeqiri. Gjithashtu nuk mungojnë dhe alternativat si: Flori Mumajesi, Besa Kokëdhima apo edhe Capital T.

Me përzemërsi ajo u përgjigjet fansave: ‘Ju falemderit shumë për propozimet e juaja, dhe duke i marrë parasysh, mora një vendim, dhe do të realizoj një bashkëpunim me një nga këto emër-propozimet e juaja që e di sigurt që do ju pëlqejë shumë..:).

Dhe lajmin ekskluziv për këtë emër pa dyshim se ju e meritoni ta dini të parët, shumë shpejttt :)’, shkruan ajo në profilin e saj për fansat në facebook.com. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here