As shiu nuk mund t`i mbajë larg fansat e Michael Jackson nga një festë në Nju Jork, për të festuar atë që do të kishte qënë 51 vjetori i yllit të pop-it.

Mijëra njerëz u mblodhën në parkun “Brooklyn’s Prospect” të shtunën për event të organizuar nga regjisori Spike Lee.

“Unë isha thjesht si të gjithë të tjerët, dikush që ka dashur talentin e tij. unë jam një vit më I madh se Michael dhe isha shumë me fat për të drejtuar një videoklip të tijin, “They Don’t Really Care About Us.” “, tha Spike Lee.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here