Në natën finale të festivalit “Kënga Magjike” nuk mund të anashkalohej kurrsesi pa u vënë re edhe prezenca e kryeparlamentares Topalli me familjen e saj.

Lidhja 5-vjeçare e vajzës së saj, Megit, me këngëtarin e talentuar Luiz Ejlli, ka qenë një arsye më shumë për të qenë prezente në këtë event.

Ne sot në “Bluetooth” do të sjellim 2 prej fotove ku shfaqen fëmijët e zonjës Topalli në sallën e Pallatit të Kongreseve. Në foton e parë, shikojmë Megin dhe të vëllain e saj, Gerin teksa bisedojnë.

Sipas hamendësimit tonë me siguri fëmijët e kryetares janë duke bërë komentin e ndonjërës prej këngëve konkurrente…
Ndërsa tek fotografia e dytë, që sigurisht është bërë pas ndarjes së çmimit të madh, shfaqen Luizi, Megi dhe Genari, tejet të buzëqeshur.

Shkak për këtë buzëqeshje është bërë me siguri çmimi i parë, për të cilin nuk janë gëzuar vetëm Luizidhe Megi, por edhe vëllai i saj Geri, e më teje gjithë familja Topalli. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here