Familja Kardashian është tronditur nga fakti se presidentit të SHBA-së, Barack Obama dhe gruas së tij nuk iu pëlqen që fëmijët e tyre të shikojnë show emisionin “Keeping Up With The Kardashians”.

Zonja e Parë amerikane, Michelle Obama, kohët e fundit tha se burri i saj është rreptësisht kundër asaj që vajzat e saj, Sasha dhe Malia të shikojnë shfaqje në lidhje me familjen Kardashian.

“Barackut vërtetë nuk i pëlqen shikimi i këtyre emisioneve, sidomos atë të motrave Kardashian. Unë jam shumë e shqetësuar për mënyrën se si ato e kuptojnë shown dhe çdo herë pas përfundimit të këtij emisioni bisedoj me ato për atë se çka kanë mësuar nga ky emision”, tha Michelle në një intervistë për iVillage. Pas këtyre deklaratave, tek familja Kardashian u pa një zemërim i madh, pasi Kim dhe motrat e saj e kanë konsideruar veten model për shumë vajza të reja. Ato janë të bindura se Sasha dhe Malia mund të mësojnë diçka nga ky show, sepse aty shfaqen momente nga jeta reale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here