Familja Kardashian do të vazhdojë të ngjyrosë tv edhe për tre vjet.

Pjestarët e familjes më televizive të Amerikës kanë njoftuar që është arritur një marrëveshje për të realizuar edhe për tre stinët e ardhshme Keeping Up with the Kardashian dhe mbi të gjitha për tre stinët familja do të marrë 40 milion dollarë, duke firmosur kontratën më të pasur të historisë së Reality.

Stina e gjashtë e show-t ka mbledhur rreth 3 milion spektatorë të shtunave në mbrëmje dhe e shtata do të fillojë së shpejti.

Kontrata përfshin Kim, Kourtney dhe Rob Kardashian, Khloe Kardashian Odom dhe pastaj Bruce, Kris, Kendall e Kyli Jenner, personazhe që për E përfaqësojnë një perandori të vërtetë, falë edhe një serie paralele dhe spin off si Kourtney and Kim Take New York dhe Khloe and Lamar.

Për të mos folur pastaj për dasmën e Kim me basketbollistin Kris Humphries, një nga momentet më kyce të programit të E dimrin e kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here