Familja Kardashian do të ketë shumë shpejt revistën e saj. Ajo do të menaxhohet nga motrat Kim, Kourtney dhe Khloe, të cilat dallohen për shijen e tyre të hollë në botën e modës.

Sipas disa burimeve, klani i vogël i Kardashian-eve, i cili është bërë i njohur nga një reality-show, po përgatitet të nxjerrë një revistë që do t’i dedikohet familjes. “Është një ide e Kardashian-eve dhe ata kanë folur me botues të ndryshëm”, është shkruar nga “New York Post”.

Mendohet se kjo familje është duke nënshkruar një kontratë me grupin “American Media Inc” (AMI), i cili zotëron tashmë revistat “Star”, “The National Enquirer” dhe “Shape”. Spekulimet mbi revistën që pritet të dalë së shpejti shkojnë deri atje sa mendohet se ajo do t’i dedikohet vetëm familjes.

Të tjerë mendojnë se atje do të jepet një listë e të gjitha ngjarjeve që u takojnë Kardashian-eve, si dhe këshilla për t’u veshur dhe për t’u lyer si Kim Kardashian-i. Revista mund të dalë në pranverë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here