Këtë fundvit ata ja behën papritur në kopertinën e revistës “Kosovarja” për të treguar se janë të bashkuar e të lumtur.

Bëhet fjalë për familjen Fejzullahu, e cila ka qenë protagoniste gjithmonë si një prej familjeve më të njohura të artistëve dhe kanë zgjedhur të urojnë shqiptarët familjarisht vitin 2012.

Për herë të parë shfaqet edhe bashkëshortja e Sabri Fejzullahut, e cila duket e mbajtur mirë, me një pamje të freskët, ndërsa bashkëshorti i saj gjithmonë i qeshur. Bashkë me ta është Ermali me bashkëshorten Arianën, e nëse vini re detajet ata kanë tokur gotat së bashku për te uruar.

Familja Fejzullahu konsiderohet një nga më të pasurat, pasi ka në pronësi disa vila luksoze, pa folur për të ardhurat e tyre vjetore të cilat falë koncerteve arrijnë në disa mijëra euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here