Kanë mbetur edhe pak javë që Blerina Kllokoqi, nusja e familjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, të sjellë në jetë fëmijën e saj. Tashmë është bërë e ditur se foshnja është e gjinisë mashkullore dhe pritet edhe pagëzimi i tij.

Sipas Blerinës, familja e Mendimit do ta zgjedhë emrin, ngase ajo këtë herë u ka lënë atyre në dorë të bëjnë përzgjedhjen e emrit të djalit. “Kam vendosur që djalin tim që do ta sjell në jetë brenda disa javëve ta emërojnë familja e bashkëshortit tim, Mendimit. Familja e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugovës, tani së shpejti do të ketë nipin e tyre dhe ia vlen të vendosin për emër”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Sipas Blerinës, për emrin ende nuk kanë vendosur, mirëpo pritet që shumë shpejt të merret vendimi. Edhe pse shtatzënë Blerina nuk ka ndalur së punuari. Ajo gjatë kësaj kohe ka prezantuar revynë e saj të modës “Madhështorja” në Split të Kroacisë, gjatë javës së modës.

“Kemi qenë dyshja nga Prishtina unë dhe Flutura Dedinja që kemi prezantuar koleksionet tona në Split gjatë javës së modës ‘Europe Future Fashion’. Prezantimi i veshjeve të mia është përcjellë me muzikë shqiptare, respektivisht këngën e ‘Zambakut të Prizrenit’”, shton ajo.

Blerina shpreson që “Madhështoren” ta prezantojë edhe në shumë vende të tjera të botës. /Zëri

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here