Familja Beckham më e pasur se Mbretëresha ElizabethFamilja e famshme britanike Beckham mund të krenohen me veten, pasi pasuria e tyre është më e madhe se e Mbretëreshës Elizabeth.Victoria dhe David Beckham, sëbashku me fëmijët e tyre, vlejnë më shumë se gjysmë miliardë paundë.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga “London School of Marketing”, pasuria e Beckham kap shifrat e 508 milionë paundë, ndërsa ajo e Mbretëreshës Elizabeth, përllogaritet të jetë rreth 304 milionë paundë.

Ish-futbollisti 40 vjeçar dhe bashkëshortja Victoria 41 vjeçe, sëbashku me fëmijët Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, kanë një influencë gjithnjë e në rritje në industri të ndryshme.

Brandi Beckham, sipas DailyStar, gjeneron rreth 30 deri në 40 milionë paundë në vit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here