David Beckham dhe familja e tij mbërritën të hënën në Londër, ku do të kalojnë edhe festat e fundvitit.
Pas dhjetë orësh udhëtimi nga Los Angelesi, nuk ishte një çudi përse e sapolindura Harper dukej tejet e lodhur në krahët e babait të saj.
Tre djemtë dhe nëna e tyre shoqëronin David, ndërsa një makinë e madhe e zezë i priste në dalje të aeroportit, për t’i shoqëruar deri në banesën e tyre, ka transmeuar TCH.
Besohet se rikthimi në Europë do t’i lejojë futbollistit që të bisedojë edhe me drejtuesit e Paris SG, klubit të madh francez, mbi mundësinë e transferimit në “Parc des Princees”, deri në vitin 2013.