Hygerta Sako do të ishte një nga të parat Miss-e dhe prezantuese, që do të merrte përsipër hapjen e një biznesi.

“Hygerta’s Angeles” quhej salloni i saj i fustaneve të nusërisë, që në fakt u bë shumë i famshëm atë kohë dhe ku morën spunto mjaft emra të tjerë bukuroshesh për t’iu futur rrugës së biznesit.

Mjaft personazhe madje zgjodhën në dasmat e tyre pikërisht dyqanin e Miss-it, e cila dallohet për shije.

Por së fundmi, siç kemi dëgjuar ne të “Bluetooth”, Hygerta e ka mbyllur biznesin e saj. Nuk dihet nëse e ka bërë përkohësisht këtë gjë ,derisa të vijë sezoni i verës, apo nëse ajo ka falimentuar?!

Por, ndoshta edhe fakti që prej dy vjetësh ajo iu rikthye ekranit, ka bërë që të impenjohet më shumë tek ky i fundit, sesa tek sipërmarrjet e saj si biznesmene.

E martuar prej disa vjetësh dhe nënë e një vajze, Hygerta ndihet më e plotësuar se kurrë. Gjë që ka bërë që ajo ta lërë pas dore biznesin. Nuk dihet nëse në këtë sezon të ri ajo do ta rihapë sërish sallonin e fustaneve të nusërisë, por nga ana tjetër është më se e qartë se konkurrenca në këtë fushë është bërë shumë e egër./Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here