Nuk ka kaluar shumë kohë nga mbajtja e njërit nga spektaklet më të njohura të bukurisë në botë “Miss Univers”.

Nuk ka kaluar shumë kohë nga mbajtja e njërit nga spektaklet më të njohura të bukurisë në botë “Miss Univers”. Të gjithëve ju kujtohet që në vitin 2008, çmimin kryesor e fitoi bukuroshja nga Venezuela, Dayana Mendoza.

Fotografi i njohur shqiptar, në muajn shkurt ka publikuar disa fotografi të reja me fytyra të njohura publike shqiptare dhe të huaja.

Mes bukurosheve që ka fotografuar ai, ka qenë edhe “Miss Univers 2008”, Dayana Mendoza. Bukuroshja venezuelane, nuk ka hezituar të zhvishet para fotografit shqiptar.

Dayana Mendoza

E lindur në vitin 1986 në Karakas të Venecuelës. Në vitin 2007 ka fituar kurorën e më të bukurës në shtetin e saj. Ka sy të gjelbërt ndërsa flokë ngjyrë kafe.

Në vitin 2008 fiton kurorën në “Miss Universe” përkrah shumë bukurosheve nga mbarë bota, përfshirë këtu edhe Zana Krasniqi nga Kosova dhe Matilda Meçini nga Shqipëria. Flet gjuhën angleze, spanjolle dhe italiane, ndërsa momentalisht është studente për dizajn dhe punon si modele. Në po të njëjtin vit kur zgjidhet “Miss Univers”, Dayana Kidnapohet në Karakas.

“Rrëmbimin ka ndodhur dhe kjo është diçka që ndodh në vendin tim. Nuk duhet të keni të holla për të të rrëmbyer … Kjo është arsyeja pse kam kërkuar që të ngris zërin tim dhe t’i tregojë botës se dhuna nuk është përgjigje”, ka deklaruar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here