Fadil Berisha është fotografi shqiptar më i njohur në botë. Shumë vajza, të cilat sot janë në majat e suksesit, i janë mirënjohëse atij për ndihmën dhe forcën që u ka dhënë për t’ia dalë mbanë.

Emrat janë të shumtë, fotot të padallueshme në bukurinë dhe veçantinë e tyre. Në ekspozitën e paraqitur ditën e djeshme në “Pallatin e Kongreseve”, Fadili ka ndarë këtë bisedë të shkurtër me ne lidhur me ekspozitën, por edhe sesi e sheh ai Shqipërinë në këtë 100-vjetor pavarësie.

Si ndjeheni duke qenë mes fotove të bukurosheve shqiptare të sjella në këtë ekspozitë?

Është një emocion shumë i madh. Kur jam futur për herë të parë dhe kam parë gjithë këto vajza, të cilave u kam bërë fotografi, më ka përshkuar trupin një ndjenjë me të vërtetë emocionuese. Ka qenë një ëndërr e imja që t’i shoh shqiptarët në këtë nivel, më të bukurit në botë dhe kjo u realizua.

Keni ndihmuar shumë nga vajzat e bukura për të ecur përpara, si Angela Martini, Zana Krasniqi e shumë të tjera. Si është të punosh me këto vajza?
Është shumë bukur pasi unë kam vite që merrem me këtë biznes dhe gjithmonë kam dashur të mos jem vetëm unë në atë pjesë të botës së modës, por të sjell edhe shqiptarët aty. Ka qenë një bashkëpunim i mrekullueshëm. Në fillim ka qenë më e vështirë, por tani këto vajza kanë sukses në gjithë botën.

A është Shqipëria po kaq e bukur në këtë 100-vjetor sa gjithë këto foto të bukura që ju keni shkëputur prej saj?

Shqipëria po bëhet çdo ditë e më e bukur, përveçse po modernizohen dita-ditës. Po arrijnë t’ia kalojnë edhe botës moderne, si Evropës dhe Amerikës.

Jeni fotografi shqiptar më i njohur në botë. A keni një sekret kur fotografoni?

Shpirtin. Në çdo fotografi më pëlqen shpirti i njeriut. Të nxjerrësh më të bukurën që ka brenda dhe kjo më ka ndihmuar gjithmonë. Dua të shoh çdo gjë të bukur dhe të rrethohem prej tyre. Ky është sekreti im. Shpirti.

Të gjitha vajzat ju janë shumë mirënjohëse, po ju sa mirënjohës i jeni bukurisë së tyre?

Ponormale, sepse duhet ta kesh bukurinë.

MAPO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here