Ezel është një dramë rreth dashurisë, miqësisë, tradhtisë dhe hakmarrjes dhe tani…një fenomen televiziv me miliona shikues në mbarë globin. I shitur në mbi 60 shtete dhe numri sa vjen dhe rritet, Ezel transmetohet ekskluzivisht në “Klan” nga e hëna në të enjten, në prime-time në ora 20:05.

Një prodhim madhështor me aktorët më të mirë turq dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare për aktorët, regjinë, skenarin, fotografinë, montazhin,  kolonën zanore më të mirë dhe mbi të gjitha si seriali dramatik turk më i mirë i vitit 2011.

Ezel është seriali më mediatik i momentit në të gjithë botën. Një nga eksportet më të mira të fundit nga Turqia që po “çmend” tashmë edhe shqiptarët që e ndjekin atë ekskluzivisht në Tv Klan, madje edhe publikun mashkullor, të cilët rrallë mund t’i “gozhdojë” para ekranit një serial, përveçse një ndeshje futbolli. Suksesi i “Ezel” ka vajtur deri aty, sa tashmë publiku është ndarë në mes: shumica duan vetëm “Ezel”, të tjerët duan “Champions League”.

Teleshikuesit shqiptarë janë të gatshëm që të sakrifikojnë emocionet e “Champions League” në “Tv Klan”, sepse ato që iu dhuron “Ezel” janë më të forta. Një duel preferencash ka lindur tashmë të martave dhe të mërkurave, që njihen si netët e “Champions League”, duke zënë vendin e “Ezel”.

Drejtori i Programacionit në “Tv Klan”, Albert Dumani pohon se me dhjetëra telefonata dhe qindra komente në “Facebook” kërkojnë të transmetohet vetëm “Ezel”. “Komentet kanë arritur deri aty sa të mos e duan më ‘Champions League’ në ‘Tv Klan’ dhe kërkojnë medoemos “Ezel”. “Sapo ora kalon 20:10, kam dhe telefonata nga miq dhe kolegë se përse nuk ka ‘Ezel’ sonte kur është e martë dhe e mërkurë, apo postimet e shumta në “Facebook” që shprehin shumë mërzitje sepse u mungon ‘Ezel”, – pohon Dumani.

“Sepse “Ezel” është vërtet një serial i papërsëritshëm me një kast aktorësh të jashtëzakonshëm, skena të shpejta dhe emocionuese, regji dhe skenar tepër të vlerësuar”.

Fakte të “Ezel”

Hoteli ku janë xhiruar episodet e para ndodhet në veri të Qipros dhe është hoteli “Kaya Artemis”.

Qendra e Artit të Stambollit është përdorur si shtëpia luksoze e Ezelit.

Poemat që daja Ramiz thotë gjatë serialit iu përkasin filozofëve të famshëm, si Omer Hayyam, Rumi dhe poetëve Oscar Wilde,  Shakespeare, Nazım Hikmet, Edip Cansever dhe Birhan Keskin.

Makina sportive e përdorur në episodin e parë është “Shelby Cobra” e vitit 1965. Autoveturat e tjera të përdorura në serial janë: Maserati quattroporte, Bently Arnage T, BMW X5, BMW X6.

Fred Perry ka rritur shitjet falë Ezel. Xhaketat dhe këmishat e veshura nga Ezel u bënë shumë të kërkuara në Turqi. Si pasojë e suksesit të Ezel, dega e Fred Perry në Turqi renditet e 5-ta në botë për nga shitjet.

Palltoja kafe dhe syzet e Ezelit u bënë shumë të kërkuara nga fansat në mbarë botën dhe gjatë gjithë kohës, në kompaninë e prodhimit filluan të vijnë telefonata çdo ditë për të ditur markën e tyre.

Numrat e telefonit të Ezelit dhe Ejshanit që shfaqen në ekran, janë telefonuar nga miliona fansa të serialit, edhe pse ata numra ishin fals, nuk ekzistonin. Fansat në të gjithë botën kanë bërë kërkesë në kompanitë celulare të vendit përkatës, për të ndryshuar numrin e tyre, sipas numrit të Ezelit apo Ejshanit.

Ezel është seriali më mediatik i momentit. Editoriale të shumta janë bërë enkas për fenomenin ‘Ezel’. Është vendosur 70 herë nëpër gazetat turke nga 39 editorialistë.

Kıvanç Tatlıtug që shfaqet në seritë e mëvonshme, ka mahnitur audiencën dhe ka qenë lajmi më i klikuar në “Twitter”, si aktori turk më i ndjekur në të gjithë botën.

Kerem Deren është njëri nga skenaristët e Ezel dhe është 38 vjeç. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve në Turqi, Angli dhe SHBA. Bashkë-skenariste është 29-vjeçarja Pınar Bulut, e cila ka përfunduar studimet për letërsi turke. Ezel është produkt i një pune 2-vjeçare nga dy skenaristë, të cilët krijuan një fenomen televiziv botëror./MAPO/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here