Evis Mula në "La Scala"Sopranoja Evis Mula fiton çmimin e parë në Festivalin e Muzikës Operistike “Marie Kraja”, i cili u mbajt në 7 dhe 8 Nëntor në Akademinë e Arteve. Çmimi i dytë i takoi baritonit italian Francesco Landolf-i dhe i treti sopranos amerikane Michelle Trovato.
Përveç vlerësimit si zëri më i mirë i këtij viti, Mula, bashkë me sopranon kosovare Besa Llugiqi janë ftuar nga Drejtori Artistik i Teatrit “La Scala”, Luca Targett-i për të marrë pjesë në një audicion që zhvillohet pas pak ditësh në një nga qendrat prestigjioze evropiane.

Targett-i i ka veçuar dy sopranot si zërat më premtues të këtij festivali dhe i fton të konkurrojnë në një audicion që është synimi i shumë të rinjve.
Drejtori i “La Scala”-ës këtë vit ka qenë i ftuar në jurinë e festivalit, bashkë me presidentin e Operës Europa Nicholas Payne, drejtorin artistik të Teatrit të Barcelonës Joan Matabosch, të cilët vlerësuan më të mirët e këtij festivali ndër 20 konkurrentët pjesëmarrës.

Para këtij çmimi Mula interpretoi për herë të parë me trupën e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe premierën e “Porgy and Bess” të Gershëin-it, në rolin e Besit. /shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here