Eshte ende studente, por ka gjetur celesin per t’i bere te gjitha: gazetari, muzike, mode etj. Kengetarja e hitit “I ngjan asaj”, qe e pasoi suksesin e bashkepunimit me Flori Mumajesin me te tjera kenge mjaft te klikuara, si “Dhe jemi te dy”, “Whatever dream” etj., ndersa tani po pergatitet te hedhe ne tregun muzikor “Zhdukem ngadale”, xhirimet e te cilit jane realizuar ne Firence, ku Evi Reci studion e jeton.

“Videoklipi i kesaj kenge eshte konceptuar si nje forme arti, e jo thjesht nje ekzibicionizem komercial. Pa nje loje aktoriale te mirefillte, por me shume nje aktorialitet simbolik”, – eshte thene per kete video, qe pritet te lancohet keto dite.

E te mendojme qe keto kohe Evi eshte e zhytur mes librave, pasi po studion per provimet, ndersa paralelisht punon edhe ne nje radio ne Firence. Kur e gjen kohen per t’i zhvilluar gjithe keto pasione e talente?! “Koha ka nevoje per organizim. Nuk eshte e lehte te them te verteten, sidomos kur je ne mes te studimeve. Muzika dhe arti mua me japin kurajo te eci perpara, nje shtyse – le te themi – nga e cila une bej edhe shume gjera te tjera, ndaj jam e mendimit se kur e do shume dicka, e gjen kohen”, – thote ne nje interviste per “standard” kengetarja simpatike, qe tregon edhe sekretin ne muzike, larg ekstravagancave per te rene ne sy.

Evi, do te donim te dinim dicka per kengen tende te re “Zhdukem ngadale”, qe del keto dite!

Kenga e re eshte nje tjeter kompozim nga Flori Mumajesi, pra nje produksion i “Threedots Production” dhe sic mund te keni vene re nga “coming soon”, eshte xhiruar ne Firence, pikerisht ne qytetin ku une jetoj. Eshte punuar nga Joni Baci Alizoti dhe grupi A50. Shpresoj qe t’ju pelqeje pasi kemi filluar te punojme prej shume kohesh dhe kemi vene gjithe deshiren per artin brenda tij.

Na ben pershtypje qe ndonese jeton ne Firence, je shume e pranishme ne tregun muzikor shqiptar, a thua se jeton ketu? Si ia del me kohen?

Koha ka nevoje per organizim. Nuk eshte e lehte te them te verteten, sidomos kur je ne mes te studimeve. Muzika dhe arti mua me japin kurajo te eci perpara, nje shtyse – le te themi – nga e cila une bej edhe shume gjera te tjera. Ndaj jam e mendimit se kur e do shume dicka, e gjen kohen.

Gjithashtu, kenga “Whatever dream” eshte shume e realizuar. Si u lidhe me produksionin e filmit italian, qe ata ta besuan ty kete kolone zanore?

Me behet qejfi qe e keni pelqyer. Vellezerit Marchi kane qene ata te cilet i kisha intervistuar nje here per gazeten dhe qe me vone realizuan filmin per te cilin kendova kolonen zanore. Njiheshim qe me perpara. Ata po kerkonin nje kengetare dhe pasi pane videot e mia ne Youtube dhe shikueshmerine e tyre, nderkohe qe me kishin degjuar edhe live ne nje vend ku kisha kenduar ketu ne Firence, vendosen te me propozonin per kolonen zanore te filmit qe kishin bere. Me gjithe kenaqesi e pranova kete projekt, pasi eshte dicka shume e bukur per karrieren e nje artisteje. Video eshte xhiruar ne Toskane (Montepulciano), ndersa kenga eshte kompozuar nga Francesco Traversi.

Kemi pare keto dite qe ke qene me pushime disaditore ne Paris, apo jo? Me ndonje mik te zemres?

Po, ka qene hera ime e trete ne Paris. Shkova te takoja mikeshen time te ngushte, e cila studion aty, dhe me ate rast bera edhe nje weekend per t’u relaksuar. Keshtu pra, s’ka lidhje miku i zemres. (qesh)

Si po shkojne studimet e tua per Gazetari dhe paralelisht edhe puna qe ben ne kete drejtim?

Gazetaria po ecen mjaft mire. Paralelisht me gazeten ku shkruaj, tani po bej dhe radio. Eshte nje radio ketu ne Firence ku personalisht kam nje emision cdo jave mbi muziken boterore dhe jazz. Radio ka qene sektori ku une kam pasur me shume qejf te futesha per sa u perket mediave. Dhe tani jam vertet e lumtur qe po e bej realitet.

A po vazhdon ende te merresh me modelim? Na e shpjego te lutem, si ka mundesi kaq shume pasione brenda nje personi?

Ndonjehere habitem edhe vete, por me pelqen qe jam e shumanshme! Tregon qe kam kuriozitet per te provuar gjerat dhe kur me pelqejne, i bej! Modelimi vazhdon brenda kohes se kufizuar, normalisht. Se fundmi kam bere nje sfilate per nje firme flokesh.

Nje gje qe njerezit thone per ty, eshte shprehja: “Evi Reci u be e famshme, edhe duke mbajtur veshur xhinse apo nje bluze te thjeshte pambuku”. Kjo do te thote qe nuk pate nevoje per ekstravaganca per te rene ne sy te publikut shqiptar. C’ndjesi te krijon kjo lloj konsiderate?

Jam ne dijeni te ketij opinioni qe qarkullon, por me te vertete kete fraze nuk e kisha degjuar! Fjala ekstravagance ka shume ane. Ka ekstravaganca te keqija dhe nga ato qe sjellin risi dhe modernitet dhe ndaj te cilave une nuk jam kundra. Deri tani kam preferuar te sjell muziken time ne menyren time te thjeshte, ashtu sic kam edhe karakterin. Cdo gje mjafton ta besh me deshire dhe me cilesi dhe rezultati pozitiv do te arrije, jam e bindur. Nuk duhet te harroj se pas kraheve kam edhe njerez qe me mbeshtesin dhe qe besojne tek une. /standard/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here